‘Zhurma’ për flamurin “Autochthonous”, Ceca e fyen Dua Lipën


Ceca ka reaguar sërish pas ‘zhurmës’ rreth postimit të flamurit “Autochthonous”.Vazhdojnë reagimet e serbëve lidhur me postimet e Dua Lipës, ani pse ajo sqaroi se nuk dëshiroi që të nxiste urrejtje përmes tyre, shkruan lajmi.net.Së fundi, ka reaguar edhe Svetlana Ceca Raynatovic, e cila për mediumin “Alo!” të Serbisë kishte disa mesazhe për këngëtaren shqiptare.

Në artikullin e “Alo!” thuhet se Dua po promovon idenë e “Shqipërisë së Madhe”, ndërsa reagojnë disa artistë.Këngëtarja Aca Lucas tha se është fakt shkatërrues se si Dua Lipa po merret me këtë lloj promovimi.“Nuk ka as Kosovë në atë hartë që ajo e publikoi, vetëm Shqipëri. Është detyrë e imja të reagoj ndaj këtij rasti dhe kushdo të heshtë, le të heshtë! Unë nuk kam asgjë kundër shqiptarëve, sepse kam miq mes tyre, por ajo që bëri Dua Lipa nuk është e drejtë- tha Lucas për “Alo!”.

Këngëtarja tha se “Kosova është Serbi dhe për dallim nga Lipa, ajo nuk është ‘e paguar politikisht’, ngase pretendon se një gjë e tillë ka ndodhur me DuanNë anën tjetër, Svetlana Ceca Raynatovic për “Alo” komentoi veprimin e Duas, të cilën e quajti foshnje.“Nuk do të harxhoj fjalë mbi një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë sa duhet t’i them asaj është, “Foshnjë, rri rehat!”, deklaroi Ceca.