Zbulohet takimi sekret mes Thaçit dhe Albin Kurtit


Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe lideri i Vetëvendosjes i cili është kandidat për kryeministër të vendit, Albin Kurti, kanë zhvilluar edhe dy takime larg kameraveThaçi e Kurti po thuhet se janë takuar edhe dy herë të tjera gjatë kësaj faze derisa VV e LDK po bisedonin për arritjen e marrëveshjes së koalicionit për formimin e qeverisë së re.Këtë po e thotë publicisti i njohur dhe drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu, duke thënë se takimi mes tyre ka qenë sekret dhe ka zgjatur shumë pasi kanë biseduar gjatë.

Haxhiu po thotë se këto dy takime janë mbajtur larg kamerave dhe asnjëri prej liderëve nuk e ka bërë publike duke e mbajtur të fshehur për mediet.“Janë takuar edhe dy herë të tjera, pas kamerave gjatë, janë taku gjatë, janë takuar dy herë gjatë gjatë kësaj kohe, zoti Albin Kurti dhe zoti Hashim Thaçi, janë takuar gjatë unë nuk e di përmbajtjen se çfarë kanë folur, janë treguar korrekt dhe nuk e kanë bërë publike këtë”, tha Haxhiu në Info Magazinë.Kujtojmë se Thaçi dhe Kurti janë takuar edhe zyrtarisht me 6 janar të 2020, takim ky që ishte i pari zyrtar mes dy liderëve, por shumë dëshpërues pas nuk ka nxjerr rezultate në caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë.