Zbulohet se pse Ibrahim Rugova nuk kishte lejuar që Thaçi të bëhet kryeministër, ja dëshmia?


Zbulohet se pse Ibrahim Rugova nuk kishte lejuar që Thaçi të bëhet kryeministër, ja dëshmia?Publicisti Idriz Zeqiraj në një intervistë dhënë më parë për gazetën “Bota sot” ka folur rreth asaj se a po i falë Presidenti Hashim Thaçi territoret Serbisë. Ai ka folur për periudhën e qeverisjes së presidentit Ibrahim Rugova, ku ai kishte kun dërshtuar që Hashim Thaçi të bëhet kryeministër.

Zeqiraj thotë se “Presidenti Rugova, si për shumëçka, edhe për Hashimin, bëri parashikimin e saktë: “Disa njerëz nuk duhet lejuar kurrë të ngrítën në pushtet, sepse janë të rrezíkshëm për Kosovën”.Idriz Zeqiraj: Vendet me traditë shtetërore, bëjnë shumë kujdes në përzgjedhjen e kuadrit drejtues të institucioneve, në veçanti, të presidentit të shtetit. Në Kosovë, përzgjedhja e kuadrit, qofshin ata qeveritarë, deputetë, “liderë” të partive politike, është për t`u qarë, sho kuese.

Kulmon zgjedhja e Hashim Thaçit, i cili nuk përmbushë as elementin bazë, siç përcakton neni 1 dhe 2 i Kushtetutës të Kosovës: 1. Përfaqësues i unitetit të popullit; 2. Mbrojtës i territorit tokësor të vendit. Përku ndrazi, Hashim presidenti, jo vetëm nuk përfaqëson unitetin e popullit, por është për çarës i popullit! Këtë e ka filluar me sabotimin e Marr ëveshjes të Osllos dhe vazhdon të jetë konseguent edhe sot e gjithë ditën, në rolin për çarës të popullit.

Presidenti Rugova, si për shumëçka, edhe për Hashimin, bëri parashikimin e saktë: “Disa njerëz nuk duhet lejuar kurrë të ngrítën në pushtet, sepse janë të rrezíkshëm për Kosovën”. Dhe, fjalën e kishte, pikërisht, për Hashimin, të cilin, vëtet, nuk e la të bëhet as kryeministër. Tashmë, rrezíkshmërinë e Hashimit, po e provon në kurrízin e tij populli i Kosovës. Me nënshkrimin e marr ëveshjes për demarkacionin, shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Hashim Thaçi i dhuroi 8.200 hektarë tokë fqinjit. Me kërkesën kamuf luese për “korrígjim të kufinjëve” me Serbinë, Hashimi po legalizon faljen e një pjese të territorit të vendit Serbisë. Mjerisht, populli i Kosovës vazhdon të gjumojë, edhe përballë kësaj gj ëme të madhe.(BS)