Zbulohet marrëveshja e Thaçit me ndërkombëtarët, si u përgatit për betejën e tij të fundit


sh-luftëtari i UÇK-së dhe opinionisti Dardan Islami, ka thënë se Hashim Thaçi kishte bërë marrëveshje me ndërkombëtarët, që ata ta lejonin të bëhej kryeministër, pas shuarjes së presidentit Ibrahim Rugova.Islami ka thënë se Thaçi kishte pranuar që t’i arrestonte shumë komandantë dhe koka të krimit të organizuar, që konsideroheshin të paprekshëm.

Ai më tutje, sipas tij, kishte pranuar edhe vazhdimin e dialogut me Serbinë, votimin e Demarkacionit me Malin e Zi, formimin e Gjykatës Speciale, ndërsa Asociacionin e bllokoi vet kur e pa rrezikun prej tij, përcjell Bota sot.Por, sipas Islamit, kur Thaçi e pa se nuk po respektohej marrëveshja e tij me ndërkombëtarët, ai filloi aventurat e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për këmbimin e tokës.

I “shantazhuar” nga publikimi i raportit të Dick Martyt, Islami ka thënë se Thaçi më tutje filloi të përgatitje për bankën e të akuzuarve dhe filloi rrugëtimin me shokët e tij të pushkës.Opinionisti ka thënë se ish-presidentit i mbetet të mbrojë UÇK-në, luftën e tij dhe të popullit tonë.