Zaev i ofendoi shqiptarët, reagon ashpër Sali Berisha: O argat i Beogradit


Pas ofendimit të rëndë ndaj shqiptarëve nga Zoran Zaev ka reaguar menjëherë edhe ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Ai thotë se Zaev është argati i Beogradit

“Ja si ofendon shqiptaret argati tjeter i Beogradit, qe se bashku me Zografin Bis shetisnin me patronin e tyre Vuçiç projektin e Serbise se Madhe si Jugosllavi e Re me emer Minishengen!” ka shkruar Berisha menjëherë pas publikimit të videos në youtube ku dëgjohet një bashkëbisedim dhe Zaev thotë se shqiptarët nuk vlejnë për pesë pare.