Vuçiq regjistron fakultet të ri, do të bëhet trajner basketbolli


Presidenti serb ka vendosur që të plotësojë ëndrrën e tij të djalërisë.Aleksandar Vuçiq ka njoftuar në Instagram se ka regjistruar një fakultet të ri për t’u bërë trajner i basketbollit për fëmijë, njofton Klan Kosova.Në një fotografi të publikuar ai ka para vetes një indeks dhe një top basketbolli.

“Për herë të dytë në jetën time, unë u bëra student, këtë herë në shkollën e lartë sportive me dëshirën për t’u bërë trajner basketbolli për fëmijë. Ju nuk do të besoni sa i lumtur jam që pasi pas shumë vitesh po filloj të realizoj ëndrrat e mia të djalërisë”, shkroi Vuçiq në Instagram.Vuçiq ka të kryer Fakultetin Juridik në Beograd.