Vuçiq: Nëse nuk e njohim Kosovën, ja se çfarë do t’i ndodh Serbisë


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë pikëpamje të njëjta për zgjidhjen e çështjes së Kosovës sikur përfaqësuesit e Prishtinës.“Ne nuk i kundërshtojmë shqiptarët, nuk ka rëndësi nëse flisni me shqiptarët ose Shtetet e Bashkuara dhe BE-së. Ata mendojnë njësoj dhe na dëshirojnë të njëjtën. Ata dëshirojnë pavarësinë e Kosovës brenda kornizës dhe kufijve të sotëm, siç e shpallën shqiptarët, Kosovën e pavarur”, – tha Vuçiq për RTS.

Ai tha se “të gjithë përveç Rusisë dhe Kinës” kërkojnë që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe shtoi se Serbia do të “izolohej dhe dënohej si vend” nëse udhëheqja e saj nuk shkonte në nego ciata me përfaqësuesit e Kosovës.Vuçiq deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk braktisën negociatat për Kosovën dhe se ai priste “një nxi tim edhe më të for të të amerikanëve për këtë çështje”.