



Disa herë kjo çështje kishte nxitur debate të ashpra mes palëve si dhe reagime nga bashkësia ndërkombëtare ndaj palëve që të mos përkeqësojnë situatën.Vucic në hapjen e themelit të një spitali të ri në Beograd u pyet për shumë tema e njëra prej tyre ishte edhe nisma për ligjin e ri për vlerat e UÇK’së në Kosovë, ku u ankua e sipas tij qenka komplot i burgosjes i të gjithë serbëve.“Ligji për vlerat e luftës së UÇK’së, që e përgatiti Prishtina, është drejtuar kundër serbëve, e normalisht se e bënë këtë kundër serbëve pasi shqiptarët e adhurojnë të ashtuquajturën UÇK.




Me këtë ata duan të vendosin delikt verbal, të detyrojnë të gjithë serbët të mendojnë si ta, e nëse ju shkon mendja ndryshe atëherë shkojnë në burg. Është bërë modë në rajon që nuk mund të thoni asgjë nëse keni mendim të kundërt. I kanë saktësuar modelet e të vërtetës dhe nëse dilni nga këto korniza të vërtetës së pari nisë një përndjekje e përgjithshme në media, e tani po i shoh se duan të arrestojnë të gjithë. Por, kjo vetëm do të bashkoj popullin serb në Kosovë e Metohi, e do ta kenë shumë të vështirë t’i ndryshojnë mendimin njerëzve tanë.”




Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me përfundimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka dhënë mendimin për nismën legjislative për Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, kishte kundërshtuar këtë nismë po ashtu, kur tha se ligji i propozuar është mënyrë e gabuar për të treguar respekt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “Ligji e kriminalizon lirinë e shprehjes, frikëson qytetarët dhe është i kushtueshëm. Ligji largon nga përpjekjet praktike për ta kuptuar dhe mësuar historinë e Kosovës. Kur do t’i shohim partitë që të rifokusojnë energjitë e tyre në ekonomi dhe në COVID-19?”, ka shkruar diplomati amerikan.