Vjosa Osmani thotë se Kuvendi duhet ta dijë çfarë po bëhet, para nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë


Sipas Kryeparlamentares Vjosa Osmani, çfarëdo marrëveshje përfundimtare që arrihet me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit.Në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, sot pritet nënshkrimi i një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeparlamentarja Osmani thotë se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t’i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën ka thënë se duhet të arrihet konsensus i gjerë.

Kështu është shprehur ajo në një takim me ambasadoren finlandeze Pia Stjernval, thuhet në një njoftim të Kuvendit të Kosovës.Osmani e ka potencuar si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë procesit të arritjes së marrëveshjes finale.Sot pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë, nën vëzhgimin e presidentit amerikan, Donald Trump.