Vjosa Osmani: Hoti punoi prapa shpinës sime, Kurrë nuk do tia fali këtë tradhti


Osmani tha se është e qartë si kristali për secilin qytetar të Kosovës se Qeveria aktuale është ndërtuar me ndihmën e presidentin Hashim Thaçi. Ajo tha se Avdullah Hoti mban postin e kryeministrit me vullnetin e Thaçit dhe se kjo dihet fare mirë, sipas saj, pavarësisht që s’e pranojnë. Për më tepër Osmani ka hedhur akuza ndaj bashkëpartiakut të saj se punoi për një koalicion me AAK-në dhe Nismën edhe kur ishin duke negociuar me Vetëvendosjen.

“Kjo qeveri është plan, nuk është pasojë. Së paku unë e kam vërejtur nga 6 tetori e tutje, mund të ketë pasë edhe më herët. Tash nga diskutimet që i kam me njerëz të ndryshëm më tregojnë që ka pasë plan dhe pastaj ka pasë veprime intensive ku edhe vetë Hoti, së paku nga ajo që më kanë treguar deputetët e LDK-së, kur ne negocionim me Vetëvendosjen ai fliste me deputetë të LDK-së dhe iu thoshte që kjo do të dështojë.