Vjosa: o ISE! largoni Listën Serbe nga Qeveria


Vjosa: o ISE! largoni Listën Serbe nga Qeveria .Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas njoftimi për shpalljen e karantinës në të gjitha komunat veriore me shumicë serbe për 7 ditët e ardhshme, masa këto të direktuara nga qeveria serbe përmes një konference të jashtëzakonshme për shtyp.

Po ashtu në një njoftim për media, Lista Serbe ka thënë se sa i përket situatës epidemiologjike, serbët e Kosovës do të respektojnë vendimet që dalin nga Qeveria e Serbisë, siç kanë bërë edhe më parë.Aty po ashtu thuhet se ata e përkrahin Vuçiqin në betejën diplomatike për Kosovën.Osmani e ka quajtur këtë thirrje të Listës Serbe si direkte kundër institucioneve të Kosovës dhe ka kërkuar largimin e tyre nga Qeveria.

“Edhe nëse e lëmë çështjen e masave të covid19, kjo thirrje e LS (partner në partner Gov) për të mbështetur 🇷🇸 pozicionin politik dhe diplomatik, është një thirrje kundër rendit kushtetues dhe sovranitetit. Sipas fjalëve të tyre, ata do të ‘mbështesin Vuçiqin në luftën e tij për Kosovën dhe Metohinë”, ka shkruar ai.Osmani ka kërkuar nga partitë politike që të bashkohen për miratimin e një draft/rezolute përmes së cilës kërkohet largimi nga Qeveria i anëtarëve të Listës Serbe.