Vjen paralajmërimi, çfarë mund të ndodhë nëse Haradinaj bëhet president, arsyeja pse e do postin ka të bëjë me Thaçin


Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpallur kandidaturën për president të Kosovës.E për këtë ka pasur përkrahje por më shumë kundërshtime.Së fundmi, kandidaturën e tij e ka kundërshtuar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se është momenti që të zgjerohet qeveria, duke u futur PDK brenda saj, pasi LDK me AAK-në në qeveri duket si një parti personale dhe jo e qytetarëve.

“Mendoj se tash është momenti që të zgjerohet qeveria aktuale duke futur brenda PDK, pasi që LDK-në qeverisje me një parti të vogël si AAK që është me tepër parti personale se sa parti e qytetarëve. Së dyti apetitet jo legjitme të partive të vogla që luajnë rolin e çelësit në bërjen e qeverive po keqpërdoret në mënyrë masive nga partitë si AKR, AAK, NISMA, pra duhet një reformë zgjedhore të ndodhë të ndryshohet sistemi zgjedhore në gjysmë mazhoritar”, është shprehur ai.