Vjen nje lajm i rende per Kosoven


Bosnja dhe Hercegovina do të vazhdojë të mos e njohë shtetësinë e Kosovës.Kjo u konfirmua edhe njëherë sot në seancën e rregullt të Presidencës së këtij shteti.Anise anëtari kroat, Zheljko Komshiq dhe kryesuesi boshnjak Shefik Xhaferoviq votuan që Bosnja ta njeh Kosovën kjo nuk u aprovua.Kjo pasi kundër ishte anëtari serb i presidencës Millorad Dodik.Megjithatë vendimi për njohjen e Kosovës nuk është përfundimtar, pasi u ra dakord që të shkohet në raundin e dytë të votimit në seancën e ardhshme.