Vizë pune në Gjermani? Pandemia ndryshoi gjithçka, por ç’parashikohet të ndodhë


Shumë njerëz presin për një vizë pune për të ardhur në Gjermani. Po si është situata aktualisht me dhënien e vizave në ambasada? A po e ndryshon kriza e Coronës nevojën e Gjermanisë për fuqi punëtore nga jashtë?Shumë njerëz presin për një vizë pune për të ardhur në Gjermani. Po si është situata aktualisht me dhënien e vizave në ambasada? A po e ndryshon kriza e Coronës nevojën e Gjermanisë për fuqi punëtore nga jashtë?

Vetëm pak muaj më parë, më 1 mars 2020, hyri në fuqi ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore në Gjermani. Ai do duhej t’ua lehtësonte qytetarëve nga vendet e treta jashtë BE, ardhjen me punë në Gjermani. Shumë qytetarë nga Shqipëria e Kosova lidhën shpresat me këtë ligj. Gjithsekush që kishte një zanat të kualifikuar apo kishte një kontratë dhe njihte gjuhën gjermane në nivelin që kërkohej mund ta provonte fatin e të kërkonte punë në Gjermani.