Vitia tregon se kur do t’i hap Kosova kufijtë


Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se janë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe se lidhur me hapjen e kufijve tokësorë do të dalin me një njoftim pas datës 1 qershor, kur edhe fillon faza e tretë e lehtësimit të masave.

“Ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me IKShPK-në dhe gjitha rekomandimet që na janë dërguar dhe që i kemi marrë masat, mbrëmë në orët e vona kemi marrë vendim për lirimin e disa masave që janë paralajmëruar sot me 28 maj, jemi në përgatitje e sipër të shumë vendimeve tjera që do të merren me 1 qershor kur fillon faza e tretë në bazë të këtyre rekomandimeve dhe për çdo vendim jeni njoftuar me kohë, në momentin që merret një vendim i tillë, patjetër se do ju lajmërojmë me kohë”, ka thënë Vitia gjatë një konference për media në qendrën e administratës së QKUK-së, ku ishte i pranishëm edhe u.d. i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.