Viti i ri hebraik i bën bashkë Hotin, Thaçin, Kurtin e Osmanin


iti i ri hebraik i ka bërë bashkë në një sallë presidentin Thaçi, kryeparlamentaren Osmani, kryeministrin Hoti dhe liderin e VV-së, Albin Kurtin.Pas tyre shihen edhe politikanë të tjerë.Në ngjarjen e organizuar për nder të vitit të ri hebraik, ku po pritet një mesazh i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, janë mbledhur gjithë liderët politikë të vendit.Në ulëset e para të sallës janë ulur rend kryeministri Avdullah Hoti, presidenti Hashim Thaci, afër tij, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e krah saj edhe ish-kryeministri Albin Kurti.Në këtë ngjarje është paralajmëruar se do të ketë videomesazh nga kryeministri Netanyahu, e madje edhe një lidhje direkte e tij në Prishtinë, por kjo nuk është konfirmuar.