Vijnë ftesat e reja nga B E-ja për Koso vën dhe Se rbinë


Të enjten në Bruksel kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksander Vuçiq kanë rifilluar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë pas 20 muajsh ndërprerje. Një ekip teknik i dy shteteve do të takohet sërish javën e ardhshme për të shtjelluar temat që janë diskutuar më 16 korrik, konkretisht çështjen e të pagjeturve dhe ekonominë. Zëdhënësja e BE’së për Politikë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Nabila Massrali ka konfirmuar për Gazetën Express se kanë dërguar ftesat për Kosovën dhe Serbinë për takim në nivelin e ekspertëve gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

Zëdhënësja e BE’së, Nabila Massrali ka thënë për Gazetën Express se ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë do të takohen javën e ardhshme në Bruksel. Ky takim pritet të ndodhë pas rifillimit të bisedimeve ndërmjet Avdullah Hotit dhe Aleksander Vuçiqit. “Një takim i nivelit të ekspertëve, që do t’i pasojë diskutimet e djeshme të nivelit të lartë, do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel. Do të ofrojmë më shumë informata në ditët e ardhshme”, ka deklaruar MassraliNdërkaq, sa i përket përbërjes së ekipeve të ekspertëve nga dy shtetet, Zyra e BE’së për Politikë të Jashtme kanë deklaruar se kanë dërguar ftesat për pjesëmarrje dhe po presin lajme nga Prishtina dhe Beogradi.