(Video) Ta Prek Shpirtin 7-Vjeçari Shqiptar: Do Punoj Se Mami Nuk Mundet, Duhet Të Hamë Bukë


(Video) Ta prek shpirtin 7-vjeçari shqiptar: Do punoj se mami nuk mundet, duhet të hamë bukë

(Video) Ta prek shpirtin 7jeçari shqiptar: Do punoj se mami nuk mundet, duhet të hamë bukë

Për tre djemtë e familjes Hoxha, dita e parë e shkollës nuk pritet me entuziazëm dhe as me dëshirën e bashkëmoshatarëve për t’u krenuar me çantën, librat apo veshjet e bukura. Endrisoni, Leorenci dhe Redioni filluan sot shkollën, të tre me orare të ndryshme mësimi.Djali i madh në klasë të 9-të e zhvillon mësimin herët në mëngjes, fëmija i dytë duhet të shkojë në shkollë në orën 10:30, ndërsa djali i vogël në orën 11:30.Nëna e tyre Lindita gjithë paraditen ishte e angazhuar për shoqërimin dhe pritjen e fëmijëve në shkollë. Këto orare për 40-vjeçaren janë të vështira për t’u menaxhuar.

Familja pa baba kishte halle të mëdha ekonomike, të cilat i ndiejnë edhe supet e vogëlushëve. Ata edhe këtë vit do të marrin çantën e vjetër dhe librat e grisur. Nëna e tyre, Lindita tregon se është e divorcuar dhe e vetme po përballon qiranë, faturat, ushqimin dhe nevojat që fëmijët e saj kanë. Prej më shumë se një viti, 40-vjeçarja është e papunë pas një problemi shëndetësor, dhe mban frymën gjallë vetëm me 45 mijë lekë të vjetra asistencë.