VIDEO: Qytetari xhiron gjendjen në toaletin e kli’nikës ku trajtohen pacientët me CO’VID-19


Papastërti, lagështi dhe mungesë e mjeteve higjienike janë parë sot në një nga toaletet e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK ku po trajtohen edhe pacientët me COVID-19emi pranuar një video nga një qytetar për gjendje e toaleteve në Klinikën e Pulmologjisë. Aty shihet dikush që largon një sasi të ujit, që sipas qytetarit është urinë.Në video shihet se nuk ka asnjë dezinfektues apo shampon të vendosur brenda toaletit.

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti e cila ka fajësuar qytetarët për prishjen e toaleteve.“Veq një sen po ju tregoj, kush i ka prish këto banjo, banjot i kanë prish vetë qytetarët”, u shpreh Mehmeti.Ai ka bërë të ditur se toaletet e katit të dytë të kësaj klinike i kanë rregulluar por të njëjtat janë dëmtuar nga qytetarët brenda një jave.

“Në katin e dytë i kemi rregullu banjot , për herë të parë janë ndarë banjot për femra dhe mashkuj, pas një jave banjot janë prishë nga familjarët, i kanë thy fontanat i kanë thy ulëset edhe a e din çfarë përgjigje kom pas prej pacientëve dhe familjarëve kur ju kam thënë se duhet me i rujt, “hajt bre mos u merzit se dërzhava po t’i blenë”, ka thënë drejtoresha.Ajo tutje ka thënë se ka qenë e planifikuar edhe rregullimi i toaleteve në katin e parë por kjo nuk është bërë për shkak të procedurave të tenderimit.

“Banjo në katin e parë mbetë pa u rregullur, por edhe banjo e rregulluar në katin lartë ka qëndruar veetëm një javë e rregulluar, kush i ruan banjot, banjot i ruajmë ne”, ka thënë MehmetiAjo ka thënë se duke pasur prasysh numrin e të infektuarve në këtë klinikë dhe numrin e stafit aktiv qytetarët duhet të ndihmojnë në këtë gjendje.

“Në video infrastruktura duket shumë mirë, por si po mendoni i kemi 98 të sëmurë, 68 është kati i parë dhe i dytë, a më tregoni me një staf infermieror të vogël me një staf me pastrues dy prej të cilëve janë të infektuar, është shumë e vështirë me i ndejtë mbrapa secilit, nuk jam në klinikë për momentin por po flas për deri në momentin që kam qenë, lufta nuk është vetëm e mantel bardhëve por edhe e qytetarëve”, u shpreh Mehmeti.

Kur Mehmeti është pyetur rreth dezinfektuesve dhe sapunëve të cilët nuk ndodhen në këto banjo sipas videos së qytetarit, ajo ka thënë se qytetarët po i vjedhin dezinfektuesit.“Për sapuna dhe dezinfektues, edhe me dashtë na me i lanë pacientët i vjedhin, po më vjen shumë keq na e kemi rastin kur pacienti i shtrirë e qon babain e vet në banjo edhe i len letrat e lagura në banjo kthehet me marr në banjo kur kthehet thotë “më vjedhën akoolin dhe letrat e banjos”, qit sa dush por dikush po i merr, ideja ka qenë që vendosen në korridore me pas kamera në mënyrë që të shohim sjelljet e pacientëve”, tha Mehmeti.Mehmeti tutje ka bërë të ditur se Klinika e Pulmologjisë furnizohet në baza të vazhdueshme me materiale dezinfektuese dhe alkool.