VIDEO: Momenti i shpërthimeve të fuqishme në Bejrut


Dy shpërthime të fuqishme kanë dridhur kryeqytetin e Libanit, Bejrutin.Nuk dihet ende origjina e shpërthimeve shumë të fuqishme.Agjencia e lajmeve AFP raporton për ndërtesa të dëmtuara nga shpërthimet që kanë ndodhur në zonën e portit.Dëme janë shkaktuar në një diametër prej disa kilometrash.

Sipas AFP-së, mediat lokale kanë transmetuar pamje me njerëz të përgjakur nën gërmadha ndërkohë që besohet se numri i të plagosurve është me dhjetëra apo edhe me qindra.Numër i madh i forcave të sigurisë, të zjarrfikësve dhe ambulancave kanë shkuar në zonën e shpërthimit.Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga shpërthimi.Ja dy prej tyre :