Vetëvendosje ia këput shpresat Nismës për të hyrë në Qeveri


Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë është shprehur e bindur se nuk dëshiron që Nismën Socilademokrate ta përfshijë në Qeveri.Ky reagim i Vetëvendosjes vjen pas vendimit të PZAP-së për anulim të votave nga Serbia.E, pak kohë më parë kur Gjykata Supreme ka marrë vendim në favor të PZAP-së, Nisma edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Kuvendit në legjislaturën e shtatë.Ky vendim i Supremes bën që dy partive më të votuar në vend e të cilat po synojnë të formojnë qeverinë e re, Lëvizjes Vetëvendosje t’i largohen 3 deputetë, ndërsa Lidhjes Demokratike një deputet.

Por, se a do të jetë Nisma pjesë e Qeverisë së ardhshme.Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi e ka përjashtuar mundësinë që Nisma edhe pas këtij vendimi të jetë pjesë e Qeverisë.Bislimi ka deklaruar se qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit kanë treguar se nuk e duan Nismën në Qeveri.“Nisma në fushatë ka deklaruar që është në garë për fitore. Përgjigja e qytetarëve ka qenë shumë e fuqishme, ata jo vetëm që nuk e duan Nismën në qeverisje, por madje as nuk e duan fare në parlament” ka thënë ai.

E, për këtë Bislimi, thotë se Vetëvendosje e ka për obligim ta respektojë vullnetin e qytetarëve.“Mendoj se ne si Vetëvendosje e kemi obligim ta respektojmë këtë qëndrim të qytetarëve”, ka thënë ai.Gjatë ditës së djeshme, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se i takon Vetëvendosjes të vendos se a do të jetë Nisma pjesë eQeverisë apo jo.Kjo për shkak që siç ka thënë ai, Vetëvendosje është partia e cila ka fituar në zgjedhjeGjykata Supreme ka vendosur që mbi 3 mijë e 700 pako me fletëvotime të ardhura nga Serbia mos të jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit.Gjykata Supreme sot ka refuzuar të gjitha ankesat, përfshirë këtu të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-së, KDTP-së, PLE-së, PDA-së e PDS-së në PZAP i cili urdhëronte Komisionin Qendror Zgjedhor heqjen nga rezultati përfundimtar të votave të ardhura nga Serbia.