Vendi të shkoj në zgjedhje,Ramush Haradinaj nuk mund të bëhet president,


Analisti politik Krenar Shala përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se ai po bëhet gati për tu bërë president, edhe përkundër asaj që ka me qenë pre e Gjykatës Speciale.Sipas tij, Ramush i Haradinve nuk duhet të lejohet të bëhet president. Assesi! Vendi duhet të shkoj në zgjedhje dhe se institucionet e kanë të nevojshme të rilegjitimojë, pas shtrembërimit të vullnetit të votuesve të shprehur me 6 tetor.

Postimi i plotë:Ky far Ramushi i Haradinve po bohet gati mu bo President. Pa marr parasysh që ka me qenë edhe ky pre e Gjykatës Speciale. Pa marr parasysh që para dy viteve jepi dorëheqje prej postit të kryeministrit në emër të kinse “mbrojtjes së interesit të Kosovës – demek mos me e qu Kosovën në Hagë”, edhe pse krejt e dijshëm që ai dha dorëheqje për shkak të presionit të heqjes së tarifës dhe se u mundu me e kapitalizu thirrjen nga ana e

Gjykatës në cilësinë e të dyshuarit në mënyrë që me i shti n ‘gjynah njerëzit për me marr vota sa ma shumë pasi që e tradhtoj kauzën e tij për demarkacionin dhe pasi qeverisja e tij u karakterizua më së shumti me shpërdorim të buxhetit.Ramush i Haradinve nuk duhet të lejohet të bëhet president. Assesi! Vendi duhet të shkoj në zgjedhje dhe se institucionet e kanë të nevojshme të ri egjitimojë, pas shtrembërimit të vullnetit të votuesve të shprehur me 6 tetor.