Ushtari am erikan i reag on Kurtit në Twitter: Sigurohu që të mos kem nev jë më t’ua ru ajë p aqën


Një ushtar amerikan i ka reaguar me ironi liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, të martën në rrjetin social Twitter.Kurti mori goxha shumë reagime pas publikimit të një deklarate të ashpër kundrejt marrëveshjes ekonomike Serbi-Kosovë, të ndërmjetësuar nga ShBA-të e të nënshkruar të premten në Shtëpinë e Bardhë.Përveç zyrtarit të Shtëpisë së Bardhë dhe Emisarit të Posaçëm, Richard Grenell, atij i reaguan edhe personalitete të tjera që kanë lidhje direkte apo indirekte me Kosovën.

Në mesin e tyre ishte dhe reagimi i AJ Todd, një llogarie në Twitter që pretendon të jetë ushtar amerikan e që nga aktiviteti në këtë rrjet social shihet se është mbështetës i Trumpit.Todd ia përmendi Kurtit intervenimin amerikan në Kosovë.Sido që të jetë çështja, thjesht më bëj një nder dhe sigurohu që të mos kem nevojë të vij më për t’ua ruajtur paqen [në Kosovë]”, i tha tha Todd, Kurtit.