“Urrejtja e argatit të Beogradit ndaj Rugovës”, ja çfarë i kanë bërë bustit të presidentit historik


Ibrahim Rugova (2 dhjetor 1944 – 21 janar 2006) ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006, ishte Intelektual, politikan, akademik dhe shkrimtar shqiptar[1]. Rugova mbante titullin Doktor.Presidenti Ibrahim Rugova ishte bashkëthemelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte levizja e parë demokratike gjithë popullore ne Kosove qe udhehoqi popullin e Kosovës drejt rrugës për Liri, Pavaresi e Demokraci dhe qe më vonë do te transformohej ne Parti Politike dhe Rugova ishte kryetar i saj qe nga themelimi i saj më 23 dhjetor të vitit 1989 deri më 21 janar të vitit 2006 kur nderroi jetë[2][3]

Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimin jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës[4][5]. Ai theksoi fort trashëgiminë e lashtë të Dardanisë, mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e Perandorisë Romake që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të forcuar identitetin e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhënieve të ngushta me Perëndimin.

Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur “Ati i Kombit” dhe “Gandi i Ballkanit”, ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës.Një bust i presidentit Rugova në Shqipëri, është hequr dhe është vendosur në një parking të një garazhe afër një hoteli në Durrës.Kështu ka shkruar ish presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.Ai ka publikuar foto, teksa në mbishkrim ka shkruar “Urrejtja e argatit të Beogradit ndaj presidentit Rugova”.