URIME SHQIPTAR: Koalicioni i madh shqiptar u krye në Mal të Zi


Alternativa shqiptare, For ca e re demokratike, Lidhja demokratike shqiptare, Lëvizja qytetare Perspektiva dhe Unioni i Tuzit!Ky bashkim përfaqëson shqiptarët pa dallime , nga bregu i Buenës e deri në Dacaj të Rozhajës! Ky bashkim përfaqësohet me 15 këshilltarë në Kuvendin e Tuzit, 9 në Kuvendin e Ulqinit, 5 në Kuvendin e Gucisë, me nga një këshilltar në Kuvendin e Plavës dhe Podgoricës.

Në total 31 nga 41 këshilltarët e subjekteve nacionale ose 71% të përfaqësimit politik nacional. Po ashtu pjesë e këtij koalicioni janë: nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, kryetari i komunës së Tuzit, kryetarët e Kuvendeve të komunës së Ulqinit dhe Tuzit, nënkryetarët e komunës së Tuzit dhe Gucisë…Vlerësoj se ka ardhur koha që elektorati shqiptar ta diferencojë politikën shqiptare dhe se koalicioni jonë ëshë alternativa më e mirë, unike dhe më gjithpërfshirëse. Përveç kësaj pa dilemë mund të konsiderohet si vazhdimësi e bashkimit në Malësi. Kështu që ky koalicion na jep shpresë dhe optimizëm që së bashku me diasporën dhe të gjithë shqiptarinë do të dalim fitues apsolut me 30 gusht.

Apeli ynë kombëtar, asnjë votë për subjektet e ashtuquajtura qytetare! Vota shqiptare vetëm për shqiptarë, për listën më të mirë, për koalicionin tonëMe fitorën tonë na pret punë dhe përgjegjësi e madhe, që të gjithë bashkë të përmirësojmë zhvillimin ekonomik të zonave shqiptare! Ta rikthejmë drejtimin e Ulqinit dhe Gucisë! Të rikthejmë pronat dhe të faktorizojmë dhe intervegrojmë shqiptarët në çdo nivelShqiptarët gjithmonë kur u bashkuan, ia dolën!Modeli i Tuzit është shembulli më i mirë dhe më aktuaI! Të bindur se fitorja e 30 gushtit do të jetë vazhdimësi e pandalur e fitoreve të shqiptarëve së bashku me diasporë dhe shqiptarinë!