Universiteti i Pittsburgut në SHBA thur lavde për Vjosa Osmanin


Universiteti i Pittsburgut në SHBA ka bërë një postim për ish-studenten e saj, Vjosa Osmani.Osmani ka qenë studente në këtë universitet si dhe mësimdhënëse.“E diplomuara në Universitetin e Pittsburgut dega e Juridikut, Vjosa Osmani është zgjedhur së fundi Kryeparlamentare në Kosovë. Ajo është gruaja e parë që mbanë këtë pozitë dhe deputetja më e re që drejton këtë institucion.

Vjosa vazhdon të demonstrojë aftësi të forta në udhëheqje dhe sukses në promovimin e një të ardhme më të mirë për Kosovën”, thuhet në një postim të faqes zyrtare të Universitetit të Pittsburgut në Facebook.Universiteti i Pittsburgut është një ndër institucionet arsimore më prestigjioze në botë.Vjosa Osmani, kishte qenë në të kaluarën pjesë e stafit të këtij universiteti, si profesoreshë e lëndës “State-building and the Laë(Shtetndërtimi dhe ligji)”.