Ukaj: Nuk i kërkoj falje, ajo (Vjosa) të më kërkoj falje mua!


Ukaj: Nuk i kërkoj falje, ajo (Vjosa) të më kërkoj falje mua!Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, nuk e ka në mendje të kërkojë falje për atë që ka ndodhur mbrëmë në seancën e Kuvendit të Kosovës në mes tij dhe kryeparlamentares, Vjosa Osmani.Kjo për arsye se “s’kam për çfarë t’i kërkoj falje kujt”, ka thënë Ukaj, në një prononcim për Insajderi.com

“Unë kërkoj falje kur është për t’u kërkuar falje, por në këtë rast nuk kam pse ta bëj”, tha Ukaj i pyetur nga Insajderi.“Madje ajo duhet të më kërkojë mua, sepse ma ka ngr itur gishtin, unë asaj s’kam për çfarë”.Mbrëmë Osmani njoftoi edhe se e ka paraqitur rastin në polici, duke e deno ncuar Ukajn, por ai ka treguar se deri më tani nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga organet e rendit.