“U shua në lulen e rinisë, fjalët nuk kanë forcë ta përshkruajnë pikëllimin”


Valentina Ibrahimi, 24-vjeçare nga Ferizaj, ka vdekur sot pasi nuk mundi t’i përballojë sëmundjes. Ajo para disa ditësh ishte diagnostikuar me leukemi akute.

Për këtë ka reaguar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Valentinës.Ai përmes një postimi në Facebook, falënderoi të gjithë ata që u përpoqën t’i ndihmonin asaj.“Një yll iu bashkua qiellit sonte. Shpirti i bardhë i Valentina Ibrahimit, nuk arriti ta mposhtë të fshehtën sëmundje që për pak ditë ia mori jetën.