U bënë 100 ditë pa asnjë person të infektuar nga korronaviirusi/ Njihuni me vendin më të sigurt për këto kohë


U bënë 100 ditë pa asnjë person të infektuar nga korronaviirusi/ Njihuni me vendin më të sigurt për këto kohëZelanda e Re është një nga shtetet e pakta që nuk ka raportuar prej 100 ditësh asnjë rast të ri me CO VID-19, por megjithatë autoritetet i paralajmëruan qytetarët të tregohen të kujdesshëm, pasi si Vietnami dhe Australia po përballen me “ringjallje” të rasteve të reja.

Sipas mediave të huaja, Zelanda e Re po konsiderohet si një ndër vendet më të sigurta në botë. Vendi i është rikthyer normalitetit, mirëpo autoritet janë shqetësuar pasi banorët gjithnjë e më shumë po injorojnë masat parandaluese të vi rusit.

“Arritja e 100 ditëve pa ndonjë transmetim të vi rusit brenda vendit, është me të vërtetë moment historik, megjithatë duhet të qëndrojmë vigjilentë. Ne kemi parë jashtë vendit se si mund të përhapet vi rusi, sëmundja mund të rishfaqet përsëri. Duhet të jemi të përgatitur”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Ashley Bloomfield.”