Turizmi në Shqipëri, ja sa milionë euro të ardhura kanë përfituar nga kosovarët


Të ardhurat nga turizmi në Shqipëri shënuan vlerën 91 milionë euro në 6-mujorin e parë të vitit.Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në 6-mujorin e parë të vitit, bilanci i udhëtimeve që mat diferencën mes shpenzimeve të të huajve në Shqipëri dhe shpenzimeve të shqiptarëve jashtë vendit, shënoi vlerë pozitive, ndonëse në rënie krahasuar me një vit më parë, për shkak të situatës Covid-19.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se të huajt shpenzuan në vendin tonë 63 milionë euro në tremujorin e dytë, ose 87%, më pak se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar dhe shqiptarët, në udhëtimet e tyre jashtë shpenzuan 65 milionë euro, ose 85% më pak se në 2019.