Tre vite pas ratifikimit të marrëveshjes Kosova e harron demarkacionin me Malin e Zi


Sipas kësaj marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2015 në Vjenë, pas ratifikimit, të dyja shtetet do ta rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime. Kryeminvistri i Kosovës, Albin Kurti, që ishte kundërshtar i kësaj marrëveshjeje, ende nuk ka formuar komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit. Vitin e kaluar, më 26 gusht, sa ishte në opozitë, Kurti kishte kritikuar marrëveshjen, që sipas tij ia ka humbur Kosovës 8.200 hektarë. “Raporti dhe puna e Komisionit Bulliqi është aktakuzë për regjimin e vjetër (porsa të çlirohet Prokuroria e Shtetit) dhe orientim për korrigjim (porsa të rikthehet qeveria e mirë)”, kishte shkruar Kurti në Facebook. Mirëpo, si kryemivnistër në mandatin e dytë, Kurti nuk ka bërë asgjë sa i përket këtij procesi. ë Qeverinë e Kosovës, nuk janë përgjigjur në pyetjet e Radios Evropa e Lirë dhe nuk kanë treguar se kur do të formohet komisioni i ri që do të merret me çështjen e rishikimit të vijës kufitare, ashtu edhe siç e parasheh marrëveshja. Hap fotën 5 svekonda dhe te shfvqen pvmjet eksklvzive

Kërkesë për të formuar këtë komision, kryeminivstrit i ka drejtuar edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Në ditën e parë të punës si kryeminivstër në vitin 2017, Ramush Haradinaj e kishte shkarkuar komisionin e udhëhequr nga Murat Meha dhe kishte emëruar një komision të ri i përbërë nga profesorët Florim Isufi dhe Shpëtim Bulliqi. Tash si deputet i opozitës, Haradinaj kërkoi më 25 qershor nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të formojë sa më shpejt Komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit. “Është veprimi i parë që duhet të bëni, në mënyrë që të mos leni vakum, që qeveria të mos ndodhet në befasi të çfarëdo natyre, ky komision duhet të jetë funksional. Në procedurë të punës, nuk kanë dalë komisioni i Kosovës dhe ai i Malit të Zi, që të qesin gurët. Ende nuk janë qitë gurët në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kufiri që është sot është kufiri që e kemi gjetur edhe para marrëveshjes”, tha Haradinaj. Sipas tij, nëse Mali i Zi nuk shpreh gatishmëri të ecet në këtë drejtim, kjo çështje duhet të shkojë në arbitrazh. Marrëveshja me Malin e Zi ishte nënshkruar sipas gjetjeve të Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, që udhëhiqej nga Murat Meha. “Nuk mund të them asgjë, sepse çfarë kam pasur të them e kam thënë. Çka kemi thënë është vërtetuar dhe me kaq e kemi përfunduar atë punë”, tha Meha. Hap fotën 5 svekonda dhe te shfvqen pvmjet eksklvzive