Tragjike: Kornavirsi ua mori jetën tre vëllezërve Ymeri brenda një muaji


Deputeti i VV-së, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook ka thënë se tre vëllezër të familjes Ymeri kanë vdekur brenda një muaji nga koronavirusiAi i ka publikuar fotot dhe emrat e të vdekurve, të cilët thotë se janë kushërinj të babai të tij.Postimi i plotë:Ferat YmeriMurat YmeriBerat YmeriTre vëllezër, kusheri të babit, të cilët virusi i mori brenda një muaji. Tre njerëz të urtë e punëtorë, ashtu siç përshkruhen nga secili që i ka njohur.

Virusi tashmë është kthyer në tragjedi për shumë familje. Sepse viktimat nuk janë vetëm statistika, por janë persona me emër e mbiemër, familjarë e prindër të dikujt.Fjalët ngushëlluese në një tragjedi të tillë e humbin efektin. Krejt çka mund të bëjmë është të lutemi që familjet të gjejnë forcën për ta përballuar këtë situatë, me shpresën që do të vazhdojnë t’i kujtojnë veprat e mira të më të dashurve të tyre.