Tomë Gashi: Këto janë arsyet pse Avdullah Hoti nuk po e shkarkon Goran Rakiçin.


Tomë GashiPër shkak të vendimit që mori që të shpallë karantinë katër komunat në Mitrovicën e Veriut, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, kërkoi që të miratohet një rezolutë për të shkarkuar Listën Serbe nga Qeveria, për të cilën nuk mori mbështetje.Shkarkimin e tij e kërkoi edhe KMDLNJ, PSD e shoqëria civile.

Lidhur me këtë, avokati Tomë Gashi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Rakiç nuk e ka fshehur kurrë lidhjen direkte me Beogradin dhe respektimin e vendimeve të tyre.

“Zv.Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Listës Serbe Rakiq, as që e ka fshehur ndonjëherë dhe as tani nuk e bënë që është direkt i lidhur me Beogradin, saktësisht me qeverinë dhe presidentin e Serbisë dhe ai çdo vendim të tyre e respekton pa e diskutuar fare. Në gjithë rruzullin tokësor vetëm në Kosovë mund të gjendet Zv. Kryeministër i një qeverie legjitime dhe demokratike që nuk e pranon shtetin në të cilin është zgjedhur apo emëruar zv. kryeministër i qeverisë”, është shprehur.