Tmerrohen serbët për kthimin e mundshëm të Hilary Clinton: Përsëri do të pyetet për Kosovën?


Në bazë të projeksioneve nga mediet amerikane tash disa ditë fitues i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit është shpallur demokrati Joe Biden, ndërkohë që ende nuk ka rezultate përfundimtare, shkruan “Alo” .

Mediet amerikane kanë shkruar se ish-sekretarja e shtetit dhe kandidatja për president Hilari Klinton mund të gjendet në administratën e re amerikane të presidentit Biden.Burime të këtyre medieve e shohin Hilari Klinton si ambasadoren e mundshme të ShBA-ve në OKB.
“Ajo do të mund të përfaqësonte qëndrimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB në lidhje me Kosovën” shkruajnë mediet.

Duke u thirr në këto burime anonime nga gazeta e njohura amerikane “Uashington –post” thuhet se ekipi i Bajdenit po shqyrton kandidaturën e presidentit të dikurshëm amerikan Bill Klinton lidhur më këtë pozitë me rëndësi për ShBA, mirëpo ajo nuk është ende çështje e sigurt.