Tjetër LAJM I MIRË nga Gjermania, Ja Detajet


Pas një studimi, shkencëtarët e Universitetit të Frajburgut thonë se kaun gjetur prova të qarta për imunitetin që krijon trupi pas infeksionit me C0vid. Sipas tyre, trupi i njeriut krijon mjaftueshëm mbrojtje pas infeksionit, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se deri më tani nuk ka qenë e qartë nëse trupi krijon imunitet të mjaftueshëm pas infeksioneve. Disa studimeve kanë zbuluar se imuniteti zhduket shpejt. Të tjera thonë se imuniteti i krijuar është i dobët.Megjithatë gjermanët thonë se i kanë dhënë zgjidhje kësaj dileme. Pas lajmit për shpikjen e vaksinës efektive, ky është një tjetër zhvillim pozitiv. Kjo shton shpresat se pandemia mund të shkojë drejt fundit vitin që vjen.