Thirrje publike: ‘Ajde burra të dheut të bashkohemi e ta ‘penzionojm’ Avdullah Hotin’


Thirrjeve të Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt drejtuar PDK’së që të hyjë në Qeveri u janë përgjigjur zyrtarë të Partisë së Kadri Veselit. Arben Gecaj po e thërret Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn të bëhen bashkë në një subjekt politik,Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë marrë një ofertë publike nga PDK’ja si përgjigje ndaj kërkesave që Partia e Kadri Veselit të hyjë në Qeverinë e Avdullah Hotit.

Arben Gecaj, zyrtar i PDK’së, ka thënë se zgjidhje më e mirë është bashkimi i AAK’së, NISMA’s dhe PDK’së në një subjekt të vetëm.“AAK e Nisma, sa shpenzojne energji e mund per ta bind PDK- ne me hy ne qeveri, me mire eshte t‘i bashkohen PDK- se si nje subjekt i vetëm”, ka shkruar Gecaj, në një përgjigje në Fb“Tri partite me baze te forte ne komuna te vogla e me deputet kryesisht nga periferia, ne te ardhmen duhet te punojne ne etablim ne komuna te medha, e gjithesesi ne Prishtine. Krejt kjo, sepse LDK e VV deget ne Prishtine e Kryesi Qendrore i kane edhe pari te partisë”, ka shtuar ai.

Gecaj e ka shpjeguar edhe më tutje se pse partitë e dala nga UÇK’ja duhet të udhëheqin Prishtinën.“Prishtina e ka dasht UCK- ne, e disa komandant me pak ate, pasojat i shohim sot. S‘ke parti nese nuk e ke ne kryeqytet. Eshte rregull ky, nese deshiron me udheheq vendin, e jo provincën”, ka shtuar ai.