Thirrja e fuqishme e Pa’pa Franç’eskut: Vak’sina të mos jetë vetëm prioritet i të pas’urve, do të ishte e tri’shtë!


Thirrja e fuqishme e Papa Françeskut: Vaksina të mos jetë vetëm prioritet i të pasurve, do të ishte e trishtë!Në një ndërhyrje të rrallë, Papa Francesku bëri thirrje që vaksina e koronavirusit t`i vihet në dispozicion të gjithëve, dhe jo vetëm individëve apo kombeve të pasura.“Do të ishte e trishtë nëse gjatë shpërndarjes së vaksinës kundër Covid 19, prioriteti t`i jepej më të pasurve”, tha Ati i shenjtë.“Do të ishte e trishtë nëse gjatë shpërndarjes së vaksinës kundër Covid 19, prioriteti t`i jepej më të pasurve”, tha Ati i shenjtë.

“Do të ishte e trishtë”, shtoi ai, “ nëse kjo vaksinë do të bëhej pronë e disa kombeve dhe jo e të gjithave.Dhe çfarë skandali do të ishte nëse e gjithë asistenca ekonomike që po shohim, pjesa dërrmuese e së cilës vjen nga fondet publike, të përqëndrohej tek disa industri të cilat nuk interesohen as më së paku”, theksoi kreu i kishës Katolike.Aktualisht, janë disa ekipe që po punojnë për prodhimin e vaksinave kundër koronavirusit.

Ato po mësojnë nga rezultatet e njëri-tjetrit, dhe në fund, disa lloje të ndryshme të vaksinave mund të jenë të nevojshme për të kontrolluar viirusin dhe ato mund të duhet të jepen një herë në vit.Rusia është bërë vendi i parë që ka miratuar përdorimin e një vaksine të korronaviirusit, por vendimi i njoftuar ditë më parë me skepticizëm ndërkombëtar dhe shqetësim sepse vaksina është testuar vetëm në dhjetra njerëz.