“The Telegraph” për Bjeshkët e Nemuna: Mos u mashtroni nga emri i tyre, janë mrekulli


Gazeta britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull Bjeshkëve të Nemuna në veriun e Shqipërisë “Mos u mashtroni nga emri që kanë këto male, sepse kur të arrini në majën e tyre do të ndiheni të bekuar” – shkruan autori James Ottery në gazetën prestigjioze angleze.

Më tej vazhdon: “Për eksploruesit e maleve që pëlqejnë rrugët më të largëta, peizazhin mahnitës dhe mikpritjen ballkanase, kjo ecje tetë-ditore paraqitet si një nga aventurat më të mëdha verore në rajon”. “Shqipëria është në çfarëdolloj forme një destinacion i epërm udhëtimi, është krenare, tepër e bukur dhe e pasur në tradita, por sa i takon ecjes nëpër male ajo është një shteg i paharrueshëm”, shkruan gazetari.