Thaçi para nisjes për Washington: Do të ishte mirë të arrihet një marrëveshje por unë s’jam pejgamber ta di se kur do të ndodhë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se takimi në Shtëpinë e Bardhë me palën serbe do jetë jashtëzakonisht i rëndë dhe i vështirë. Ai tha se çfarëdo që do të shqyrtohet aty do t’u prezantohet deputetëve të Kosovës, mirëpo, pavarësisht se janë për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, Thaçi u shpreh se nuk mund ta dijë se kur do të ndodhë kjo.

Presidenti Thaçi tha se i garanton qytetarët se nuk do të ketë ndryshim kufijsh. Ndërsa shtoi se a nuk mund ta di se kur bëhet kjo pasi që ai nuk është ‘pejgamber’.“Do të ishte në interesin e dy vendeve të arrihet një marrëveshje këtë vit, por që nuk mundë të flas se kur do të arrihet, unë nuk jam pejgamber me ditë kur mundet me ndodhë kjo. Do të jemi ekip i përbashkët. Nëse arrihet një marrëveshje ajo do të ju bëhet e ditur në Kuvendin e Kosovës, ju garantojë dhe ju sigurojë që nuk do të ketë ndryshim kufijsh në këtë takim”,tha Thaçi në T7.

Thaçi ka thënë se do të angazhohen për marrëveshje përfundimtare, që nënkupton njohje reciproke.Në kohën e duhur për Kosovën është takimi që do të organizohet në Uashington, është një takim i munguar por, që po ndodhë për herë të parë në mes të dy vendeve të Ballkanit në Shtëpinë e Bardhë i udhëhequr nga SHBA’ja, gjithmonë kanë qenë jashtëzakonisht inkurajuese letrat e presidentit Trump për të presidentët edhe të Kosovës dhe Serbisë, që të shtyhet procesi i paqes përpara dhe të arrihet marrëveshje përfundimtare që nënkupton njohjen reciproke”, ka thënë Thaçi.