Thaçi në alarm, i dështon keq skema me Hotin: Ja çka e ka nervozuar Presidentin…


Fillimisht ishte këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj i cili hodhi kritika dhe akuza të rënda ndaj kryeministrit Hoti.“A e dini kush pse ka shkuar sot Avdullah Hoti në Bruksel dhe çfarë po kërkon atje? Pa mandat të Kuvendit. Pa unitetit dhe konsensus politik. Pa platformë të dialogut. Pa transparencë publike. Pa grupin e ekspertëve. Pa koordinim dhe pëlqim të partnerëve qeverisës. Avdullah Hoti nuk mund ta përfaqësojë as LDK-në, se lëre më Kosovën. Si i vetëm nuk e përfaqëson dot as fshatin e tij!

Në ditën kur presidenti i vendit po intervistohet për shpifjet e regjimit serb, Avdullah Hoti ka zgjedhur t’i zgërdhihet Vuçiqit në Bruksel. Ky paska qenë ekipi i unitetit për të cilin na fliste!Që nga 24 qershori kur u anulua takimi i Uashingtonit për shkak të publikimit të çuditshëm të propozim-aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Avdullah Hoti nuk e ka thënë as një fjalë të vetme në përkrahje të presidentit”, shkroi ndër tjerash Behramaj në faqen e tij në facebook.

Paoshtu, edhe Shefi i kabinetit dhe bashkëpunëtori më i afërt i presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku doli kundër Hotit, duke e cilësuar pjesëmarrjen në dialogun në Bruksel në interes të Serbisë.“Rifillimi i dialogut teknik të udhëhequr nga BE nuk është në interesin e Kosovës. Është krijuar për të justifikuar hapjen e më shumë kapitujve të pranimit për Serbinë ndërsa e lë Kosovën të izoluar nën status quo-në aktuale. Qëllimi duhet të jetë një marrëveshje politike përfundimtare me njohje reciproke”, shkroi Çollaku në Twitter.

E në ndihmë Thaçit i doli edhe ish partia e tij, PDK, sipas të cilës Hoti është mashtruar nga Serbia dhe se takimi në Bruksel nuk është dashur të mbahet fare.“Ky është avazi i njëjtë i ndjekur edhe ish qeveria Kurti, e cila hartoi një listë të detyrave të shtëpisë pa koordinim me Amerikën jashtë, dhe pa unifikim të partive kryesore politike brenda. Takimi në Bruksel nuk është dashur të mbahet fare. Nëse Qeveria vetëm pak të kishte ide për dialogun, është dashur që të kërkoj që takimi të shtyhet deri në krijimin e rrethanave më të përshtatshme, si kthimi i Presidentit në Kosovë, koordinimi ndërinstitucional, arritja e konsensusit dhe përgatitja serioze dhe përmbajtjesore për këtë proces “Në takimin e Brukselit u pa se kryeministri Hoti është mashtruar nga Serbia në përcaktimin dhe renditjen e temave.

Të jap një shembull konkret, për herë të parë, është rikthyer në proces të dialogut tema e të zhvendosurve serbë nga Kosova, e cila është e mbyllur që më shumë se një dekadë, para 15 vitesh. Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet sa i takon të zhvendosurve serbë dhe një temë e tillë nuk ka qenë temë as në negociatat në Vjenë në vitin 2006-207, as në dialogun e Brukselit”, tha ditë më parë anëtari i kryesisë së PDK-së, deputeti Enver Hoxhaj.E lidhur me këto sulme të vazhdueshme ndaj kryeministrit Hoti, për “Bota Sot” ka folur profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi.