Thaçi kujton Ukshin Hotin: Mbetet filozofi më politik i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës


Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar veprimtarin, duke përmendur faktin se i përket brezit të intelektualve të profilit të lartë të burgosur, për shkak të bindjeve politike dhe qëndrimeve atdhetare.Ai përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se profesori Ukshin Hoti i përket intelektualëve të profilit të lartë, një mendimtar i guximshëm që e parashtroi me kohë idenë se vetëm lufta e armatosur e sjell lirinë.Postimi i tij:

Që nga takimi im i parë si student me profesorin Ukshin Hoti, që nga leximi i rreshtave të parë të shkrimeve të tij, kam krijuar një përshtypje që jeton deri në ditët e sotme, deri tash kur e kujtoj me shumë respekt dhe krenari.Profesori Ukshin Hoti i përket intelektualëve të profilit të lartë, një mendimtar i guximshëm që e parashtroi me kohë idenë se vetëm lufta e armatosur e sjell lirinë.Profesori Ukshin Hoti, si askush më mirë se ai, u vu në mbrojtje teorike të kërkesës qendrore të vitit 1981 për Republikën e Kosovës. Me kategorinë filozofike të zhvillimit, ai e justifikoi gjerësisht faktin që autonomia e Kosovës ishte e pamjaftueshme për shqiptarët e Kosovës, publikisht para strukturave zyrtare jugosllave.

Profesori Hoti i përket brezit të intelektualëve të burgosur për shkak të bindjeve politike dhe qëndrimeve atdhetare, duke kaluar vite të tëra në burg, e veçanërisht duke përjetuar persekutime çnjerëzore pas burgosjes së dytë.Me radhitjen atdhetare, me vijën politike që ndoqi, me edukimin perëndimor, me trashëgiminë intelektuale shkrimore, profesori Ukshin Hoti mbetet filozofi më politik i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.