Tërnava: Nuk falet namazi i Bajramit, pezullohen të gjitha ritet për 10 ditë


Tërnava: Nuk falet namazi i Bajramit, pezullohen të gjitha ritet për 10 ditë.Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka njoftuar se nesër nuk do të falet Namazi i Bajramit të Vogël nëpër xhamitë e Kosovës.Tërnava pas mesazhit për festën e Kurban Bajramit, ka thënë se BIK-u ka marrë vendim që të pezullohet falja e Namazit të Bajramit të Vogël, raporton Gazeta Express.

“Bashkësia Islame duke e analizuar situatën e cila po mbretëron në Kosovë e goditur nga viirusi, edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë u diskutua rreth këtij problemi. BIK-u lajmëron të gjithë besimtarët se nesër pezullohet falja e namazit të Bajramit të Vogël dhe për 10 ditë rresht pezullohen faljet dhe ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës”, ka thënë Tërnava.Ai ka thënë tutje se për shkak të pandemisë të shmangen vizitat me rastin e festës.“Për shkak të rrezikut të virusit t’i shmangim vizitat dhe tubimet e mëdha në hapësira të mëdha dhe të vogla”, ka thënë Tërnava.