Tensione të mëdha, Greqia vë ushtrinë në gadishmëri kundër Turqisë


Greqia dhe Turqia duket se janë gjendur sërish pranë një përplasjeje ushtarake, pasi Ankaraja deklaroi se do të niste kërkimet për naftë në ujërat territorial grekë. Athina zyrtare njoftoi të mërkurën se kishte vendosur luftë anijet në Egje në “gatishmëri” pasi Turqia njoftoi se do të niste kërkimet për naftë pranë ishujve grekë.

Turqia ka dalë kundër Greqisë dhe Bashkimin Europian mbi të drejtat detare në Mesdheun Lindor mes një përleshjeje të ashpër diplomatike për burimet natyre pas zbulimit të rezervave të mëdha të gazit në vitet e fundit.Ministria e jashtme e Greqisë thirri ambasadorin turk në Athinë pas njoftimeve se n j anije turke do të kryente eksplorime në jug të ishullit grek Kastellorizo.

“Si kundërpërgjigje, anijet greke janë vendosur që prej ditës së djeshme në Egjeun jugor dhe juglindor,” i tha AFP një burim i marinës greke, duke mos pranuar të jepte detaje të tjera. Njësitë “janë të gatshme t’i përgjigjen çdo aktiviteti,” – tha zyrtari.Një zëdhënës i BE tha se vendimi i Turqisë nuk ishte “e dobishme dhe dërgon mesazhin e gabuar”, duke bërë thirrje që vendimet në lidhje me të drejtat detare të “adresohen përmes dialogut dhe negociatave”.

“Ne i bëjmë thirrje Turqisë që të ndalojë menjëherë aktivitetet e saj të paligjshme, të cilat shkelin të drejtat tona sovrane dhe dëmtojnë paqen dhe sigurinë në rajon,” – tha ministria e jashtme e Greqisë në një deklaratë të martën.Por ajo tha se Ankaraja se vendndodhja e anijeve të saj ishte “plotësisht brenda rafteve turke kontinentale”. Presidenti Erdogan nënshkroi një marrëveshje të diskutueshme vitin e kaluar me qeverinë e njohur nga OKB të Libisë, e cila i çoi kufijtë turkë deri në Kretë. Greqia nuk e ka pranuar këtë marrëveshje, duke thënë se anashkalon plotësisht të drejtat detare të ishullit të saj Kretë.

Analistët thonë se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e përdori ndikimin e tij mbi qeverinë libiane, si mbështetësi i saj kryesor ushtarak, për të nënshkruar marrëveshjen.Por Turqia gjithashtu ndjehet e trajtuar padrejtësisht nga kombet rivale në rajon, të cilët kanë kërkuar ta përjashtojnë nga projektet e energjisë, duke përfshirë një marrëveshje të madhe për ndërtimin e një tubacioni gazi midis Greqisë, Qipros dhe Izraelit për të dërguar gaz nga Mesdheu Lindor në Europë.

Erdogan tha të martën se kërkimet për gaz nga Ankaraja kishin “hequr kurthet e vendosura kundër Turqisë në Mesdheun lindor”. Sipas Ankarasë, një anije eksploruese turke së shpejti do të fillojë të kërkojë për hidrokarbure edhe në juglindje të ishullit të Kretës, në një zonë që Greqia e cilëson si pjesë të zonës së saj ekskluzive ekonomike (EEZ), dhe kërkimi pritet të zgjerohet më tej në Mesdheun Lindor.“Ne do të vazhdojmë pa ndërprerje aktivitetet e kërkimit dhe shpimit … në raftin tonë kontinental” dhe zonat e licencuara nga Republika e shkëputur Turke e Qipros Veriore”, – tha Ankaraja në një deklaratë.

Marrëdhëniet midis Brukselit dhe Ankarasë janë përkeqësuar për çështje të shumta, pavarësisht se Turqia ende zyrtarisht është një kandidat për anëtarësim në BE. Sikur të mos mjaftonte shpimi i naftës dhe gazit nga Qipro, dhe mbështetja ushtarake për qeverinë libiane, Turqia zemëroi Greqinë dhe BE në fillim të këtij viti, kur u hapi kufijtë emigrantëve për për në Evropë, duke shkaktuar një mbledhje të dhjetëra mijëra refugjatëve në Greqi kufitare.