Të jesh serb në ushtrinë e Kosovës


Në kohën kur Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) e kanë braktisur shumica e prestarëve serbë, N.S. nga Graçanica, komunë e banuar me shumicë serbe, vendosi që të aplikojë në një nga konkurset e hapura në këtë institucion.N.S është anëtar i FSK-së tash e një vit. Në një bisedë me Radion Evropën e Lirë (REL), ai pranon se ka vendosur që të aplikojë meqë ishte i papunë, por edhe sepse gjithmonë ka dëshiruar të bëhet ushtar.Ai pohon se përvoja e tij është pozitive, ndërsa konsideron se FSK-ja i ka përmbushur pritjet e tij.

“Ka shumë trajnime, përgatitje fizike dhe psikike”, deklaron N.S.Serbia paralajmëron 10 vjet burgim për pjesëtarët serbë të FSK-sëMe vite të tëra, Beogradi zyrtar kërkon nga serbët e Kosovës që mos t’i bashkohen FSK-së, ndërsa tërheqë vërejtjen se pjesëmarrja e mundshme e serbëve në këtë forcë do të konsiderohet “aktivitet ilegal”.Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq disa herë u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që mos të bëhen pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në vitin 2019, pas një takimi me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, ai ka porositur se “ata duhet të mendojnë përse dhe për çfarë qëllimi është formuar Ushtria e Kosovës”.

“Vetëm edhe kjo na duhet – konflikti serbo-serb”, kishte thënë atëbotë Vuçiq.Një vit më herët, më 2018, Marko Gjuriq, drejtori i zyrës për Kosovës, në Qeverinë e Serbisë kishte deklaruar se “anëtarësimi në formacionet ushtarake ilegale është i jashtëligjshme dhe sanksionohet me deri në 10 vjet burgim”.Ndërkohë, një nga presionet që ndodhi në vitin 2018 ndaj serbëve të cilët ishin pjesë e FSK-së ishte kur në Zubin Potok, në veri të Kosovës, u paraqitën pllakatet ku haptazi ata u kërcënuan, ndërsa nënshkruese të pllakatit ishte e ashtuquajtura, “Armata e Veriut”. Në këto fletushka, në mes tjerash ishte shkruar: “Do t’iu thyejmë eshtrat”.

Mirëpo, N.S. pohon se deri më tani, nuk ka hasur në reagime negative për shkak të vendimit të tij që të bëhet pjesë e FSK-së, ndërsa i bën ftesë edhe të tjerëve të veprojnë njëjtë.Gjithashtu ai paralajmëron se do e paraqesë tek organet kompetente çfarëdo presioni të mundshëm sepse konsideron se ka shërbime të cilat “reagojnë në rast të presionit të mundshëm”. N.S. pjesëtar serb i FSK-së, thotë se e sheh veten si “ushtar i ardhshëm i Kosovës”.Presioni nga Beogradi po largon serbët nga FSK-ja

FSK numëron përafërsisht 2.500 anëtarë të rregullt dhe 800 rezervistë. Dhjetë për qind e numrit të përgjithshëm është i rezervuar për pakicat. Ndërkohë, kjo forcë numëron 45 pjesëtarë serb, ndërsa 140 të tyre e kanë braktisur FSK-në.Sadika Kofrc, zëvendësministre e Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, e ngarkuar me çështjen e pakicave, pohon se pjesëtarët serbë kanë vendosur që të braktisin FSK-në pikërisht për shkak të presionit të Qeverisë së Serbisë.“Ne kemi deklarata me shkrim ku radhiten arsyet përse ata janë larguar nga FSK-ja. Ata vullnetarisht kanë braktisur Ushtrinë e Republikës së Kosovës, për shkak të presioneve të institucioneve serbe, në kalimet kufitare. Bëhet fjalë për persona që jetojnë në mjediset me shumicë serbe dhe atje presioni, fatkeqësisht është shumë i madh”, deklaroi Kofrc për REL.Sipas zëvendësministres së Mbrojtjes, kjo ministri ofron mbrojtje për pjesëtarët që vijnë nga komuniteti serb, mirëpo ajo tërheqë vërejtjen se Kosova nuk mund të bëjë shumë kur këta pjesëtarë kalojnë kufirin me Serbinë.