Të burgosurit nga rasti Kumanova mund të ekstradohen në burgun e Kosovës


Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se ka biseduar me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut për mundësinë që personat që janë të burgosur në rastin “Kumanova” në momentin kur e marrin epilogun final nga Gjykata të ekstradohen në shtetin tonë për të mbajtur dënimin.

Kjo deklaratë e ministrit erdhi pas pyetjes së deputetit të AAK’së, Gazmend Sylës.“A keni diskutuar për grupin e Kumanovës”, ka pyetur Syla ministrin.Selimi tha në seancë se me të marrë detyrën ka pasur kontakte me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut.Ai tha se janë duke diskutuar mundësinë e një marrëveshjes për ekstradimin e shtetasve që dënohen me burg në dyja shtetet.

“Me të marrë detyrën e kam vendos kontakte me ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut. Në takim kemi biseduar edhe për trajtimin e qytetarëve që ndodhen në shërbimin korrektues së Maqedonisë së Veriut. I kam treguar se jemi duke i ndjekur me interes të veçantë rastin në fjalë”, ka thënë ai.I njëjti shton se do të merren vesh për ekstradim pas vendimit përfundimtar të Gjykatës për rastin.“Do të angazhohemi në rritjen e hapësirave dhe jemi të gatshëm që të lidhim marrëveshje ekstradimi me Maqedoninë e Veriut kurdo që ky rast merr epilogun. Ne besojmë që drejtësia nuk do të jetë diskriminuese”, ka thënë Selimi.