Takimi me kryetarët e komunave, Rakiq përshëndet në gjuhën shqipe


Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, është duke e zhvilluar një takim me kryetarët e komunave të Kosovës. Në këtë mbledhje do të diskutohet lidhur me shp ërndarjen e 10 milionë eurove në komuna, fillimin e pr ocesit mësimor dhe situatën ep idemiologjike me k oronavirus .

Në fjalën e tij hyrëse Goran Rakiq foli para Kryeministrit Avdullah Hoti, Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, atij të Arsimit, Ramë Likaj dhe kryetarëve të komunave në gjuhë serbe. Të njëjtit, Rakiq vendosi që t’i përshëndetë në gjuhën shqipe. Kujtojmë se në të gjitha paraqitjet e tij publike flet vetëm në gjuhën serbe.