Spitalet me kapacitete të kufizuara e staf shëndetësor të infektuar


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u bëri thirrje qytetarëve të shtunën që të jenë të kujdesshëm gjatë pandemisë së koronavirusit, derisa ka treguar se edhe hapësira me shtretër për personat e sëmurë po zvogëlohet.Ai tha se nga gjithsej shtatëqind shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, vetëm edhe 130 shtretër kanë mbetur në dispozicion për personat e infektuar me koronavirus.

“Ne po bëjmë të pamundurën brenda shërbimit spitalor për të krijuar kapacitete shtesë për të parandaluar situatën ku nuk kemi ku t’i shtrijmë njerëzit që kërkojnë të shtrihen në spital”, tha Hoti të shtunën, pas takimit të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus në Kosovë.Hoti tha se aktualisht institucionet përkatëse janë duke punuar në riorganizim të ri në QKUK dhe ndoshta mbylljen e disa klinikave për t’i shfrytëzuar më pas ato për personat e prekur me koronavirus.

“Tash duhet mbyllur ndoshta disa prej klinikave dhe për t’i vënë në dispozicion të menaxhimit të kësaj situate. Në ndërkohë po punojmë edhe me spitale private në mënyrë që të krijojmë kapacitet shtesë”, tha Hoti.Kryeministri ka shprehur shqetësimin e tij edhe për mosrespektimin e masave në disa raste dhe, siç tha ‘mosrespektimin e detyrave nga policia dhe Inspektorati’