Skenari i erret që po përgatitet në institucionet e Kosovës


Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti.Lidhur me këtë, profesori Enver Bytyçi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se në njërën anë VV ka nisur iniciativën për rrëzimin e Qeverisë e në anën tjetër, LDK dhe PDK kanë nisur bisedimet për koalicionin.

“Kemi dy pamje të zhvillimeve politike në Kosovë. Në njërën anë prej disa ditësh Lëvizja Vetëvendosje ka shpall iniciativën e saj për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti, nga ana tjetër Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike, si dy dashnoret e bashkëqeverisjes së këtyre 20 viteve, i janë rikthyer bisedimeve për riformatimin e qeverisë. Këto dy lëvizje e përjashtojnë njëra-tjetrën. Por nuk e përjashtojnë krijimin e një qeverie të re, ndoshta pa Avdullah Hotin kryeministër”, është shprehur ai.