Si u detyruan shqiptarët për të ndërruar fenë ne kohen e


Me pushtimin e trevave shqiptare nga P. Osmane, fillon edhe procesi i islamizimit të popullatës shqiptare. Në shkulte XV e XVI, disa qytetar për ta ruajtur pasurinë e tyre dhe për të fituar poste në P. Osmane, e pranuan fenë islame. Deri kah mbarimi i shekullit XVI, islamizimi ishte i përkufizuar te një numër i vogël i familjeve. Prej fillimit të shekullit XVII, fillon një proces i organizuar i islamizimit duke aplikuar metodat e diskriminimit social përmes taksës, si dhe presionit të madh politik, që ushtronte P. Osmane ndaj popullatës shqiptare. Presioni kryesisht ushtrohej ndaj feudalëve, dhe popullatës që banonin në qytete. Më vonë në shekullin XVIII, fillojë edhe zëvendësimi i spahinjve të krishterë, me spahinjtë mysliman.

Në fillim të shekullit XVII, P. Osmane, për ti shuar kryengritjet shqiptare, dhe për ta zvogëluar veprimtarinë e klerit katolik, e hartojë programin për përhapjen e sektit të bektashizmit, në të gjitha trevat shqiptare. Përhapja e bektashizmit ndër shqiptarë, ndikojë shumë, në dobësimin e faktorit të shqiptarëve në rajon gjatë shekujve të më vonshëm.

Gjatë shekullit XVII, fillojë rënia e ndikimit të klerit katolik, të cilët në aspektin e religjionit dhe arsimit bënin përpjekje për vazhdimin e lidhjeve të hershme, me Vatikanin dhe shtetet evropiane perëndimore.Zhvillimi i lëvizja së bektashizmit gjatë shekullit XVII, arriti ta krijojë edhe rrymën e vet letrare të bejtexhinjve, që ishin tërësisht të ndarë nga rryma letrare e më hershme, që kishte traditë në trojet shqiptare.