Si Ne Filma Aksion Gjuajte Me Armë Në Lagjen “Ukshin Hoti” Në Prishtinë


Mbreme rreth orës 21:20 është raportuar për gjuajtje me armë në lagjen “Ukshin Hoti” në Prishtinë nga persona që ishin nga dy vetura në lëvizje.Lajmin për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sonte në ora 21:20 është raportuar se në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast, gjuajtje me armë, nga persona që ishin në dy vetura në lëvizje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi për Satira Press.